Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, Sadetin Saran – akuzohet për përfshirje në aktivitet kriminal

Qendra Info by Qendra Info
24/12/2025
in Lajme
0
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, Sadetin Saran – akuzohet për përfshirje në aktivitet kriminal
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandalet në Turqi po thellohen edhe më tej. Pas zbulimit të rastit të basteve të paligjshme në futboll, autoritetet turke kanë ndërmarrë arrestime të reja për veprimtari kriminale, kësaj here jashtë fushës sportive.

Presidenti i Fenerbahçes, Sadetin Saran, është arrestuar të mërkurën, më 24 dhjetor, nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale, bëri të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve, arrestimi lidhet me një hetim penal për çështje droge, ku Saran dyshohet për sigurim dhe lehtësim të përdorimit të substancave narkotike.

Klubi thekson se çështja nuk ka lidhje me futbollin apo me skandalin e fundit të basteve të paligjshme, në të cilin janë përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe zyrtarë sportivë. Saran ishte thirrur për të dëshmuar disa ditë më parë në kuadër të këtij hetimi.

Në deklaratën zyrtare, Fenerbahçe bën të ditur se procesi po zhvillohet brenda kornizës ligjore dhe se klubi ka besim të plotë se presidenti do ta kalojë këtë situatë.

“Presidenti ynë, Sadetin Saran, u arrestua sonte nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale në kuadër të një hetimi në vazhdim. Procesi po zhvillohet në përputhje me sundimin e ligjit. Ne besojmë se presidenti ynë do ta përballojë këtë situatë me qetësi dhe vendosmëri,” thuhet në njoftim.

Klubi siguron se puna institucionale e Fenerbahçes do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa kryetari i bordit drejtues, anëtarët e bordit dhe ekipet ligjore po e shoqërojnë Saran gjatë gjithë procesit hetimor.

Sadetin Saran ishte zgjedhur president i Fenerbahçes në shtator të këtij viti. Hetimet ndaj tij janë ende në zhvillim.

Related

Previous Post

Kisha Katolike njofton programin e Krishtlindjes 2025 në Kosovë

Next Post

Mesazh urimi për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza”: Thirrje për solidaritet, shpresë dhe unitet

Next Post
Mesazh urimi për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza”: Thirrje për solidaritet, shpresë dhe unitet

Mesazh urimi për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza”: Thirrje për solidaritet, shpresë dhe unitet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.