Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Meriton Korenica drejt largimit nga Kluzh? Ofertë 2 milionë euro nga Apollon Limasol

Qendra Info by Qendra Info
25/12/2025
in Sport
0
Meriton Korenica drejt largimit nga Kluzh? Ofertë 2 milionë euro nga Apollon Limasol
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi  Meriton Korenica mund të jetë pranë një largimi nga CFR Cluj gjatë merkatos së janarit. Mediat rumune raportojnë se klubi transilvan ka marrë një ofertë konkrete prej 2 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, e cila vjen nga Apollon Limasol, skuadër që garon në elitën e futbollit qipriot.

Sipas këtyre raportimeve, klubi nga Qipro ka përgatitur tashmë kontratën për Korenicën. Në rast se transferimi realizohet, futbollisti 29-vjeçar do të përfitonte një pagë vjetore prej rreth 500 mijë eurosh, çka e bën ofertën shumë joshëse për të.

Meriton Korenica është një nga lojtarët kyç të CFR Cluj këtë sezon. Ai ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 2 asistime, ndërsa roli i tij në repartin ofensiv ka qenë i rëndësishëm.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, vlera aktuale e kartonit të Korenicës është 2.4 milionë euro. Në total, ai ka regjistruar 79 paraqitje me fanellën e CFR Cluj, me 18 gola dhe 14 asistime, statistika që e bëjnë një nga lojtarët më të vlefshëm të ekipit rumun.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit , me Apollon Limasol që duket serioz për ta transferuar atë që në janar.

Related

Previous Post

Pse udhëheqësit evropianë po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Next Post

Punë shumë, para pak? Krahasimi i pagave në Austri, Gjermani, Zvicër, Belgjikë dhe Francë

Next Post
Studim i OECD: Emigrantët në Gjermani punësohen më pak dhe paguhen dukshëm më ulët se vendasit

Punë shumë, para pak? Krahasimi i pagave në Austri, Gjermani, Zvicër, Belgjikë dhe Francë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.