Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, por nuk përjashtohen intervale kohore me diell. Erërat do të fryjnë të lehta deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë rreth 4 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës. Në rajonin e Dukagjinit, temperaturat maksimale pritet të jenë më të larta, duke arritur deri në 6 apo 7 gradë Celsius.
Mot i freskët dhe i qëndrueshëm, pa dukuri ekstreme, pritet të karakterizojë pjesën më të madhe të ditës.

