Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë me kusht në cilëndo komunë të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, në secildën komunë funksionon vetëm një Qendër e Votimit me Kusht, e cila është e dedikuar për votuesit që, për arsye të ndryshme, nuk figurojnë në listën e rregullt të votuesve në vendvotimin e tyre.
KQZ ka bërë të ditur se adresat e këtyre qendrave janë të publikuara në tabelën informuese për secilën komunë, në mënyrë që qytetarët të orientohen me lehtësi në ditën e zgjedhjeve.
Për informacione shtesë lidhur me votimin me kusht, qytetarët mund të kontaktojnë KQZ-në përmes:
-
WhatsApp / Viber: +383 46 130 013
Ky mekanizëm synon të sigurojë që askush të mos mbetet pa ushtruar të drejtën e votës, duke garantuar përfshirje sa më të gjerë qytetare në procesin zgjedhor.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit konsiderohen vendimtare për drejtimin e ardhshëm politik të vendit, ndërsa KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët që të informohen me kohë dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin demokratik.


