Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PZAP dënon Vetëvendosjen me 6 mijë euro: Kandidatët shfrytëzuan institucionet publike për fushatë

Qendra Info by Qendra Info
26/12/2025
in Lajme
0
PZAP dënon Vetëvendosjen me 6 mijë euro: Kandidatët shfrytëzuan institucionet publike për fushatë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është dënuar me 6 mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi është konstatuar se disa kandidatë të saj për deputetë kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Vendimi i PZAP-së është marrë pas një ankese të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas vendimit, PZAP ka konstatuar se Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku kanë shkelur rregullat zgjedhore duke përdorur hapësira dhe pasuri publike për fushatë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se:

  • Arbërie Nagavci ka përdorur zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;

  • Hysen Durmishi ka shfrytëzuar pasuri publike, konkretisht urën në Mitrovicë;

  • Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa në faqen zyrtare të subjektit janë promovuar edhe aktivitete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

PZAP vlerëson se me këto veprime është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, duke cenuar parimin e ndarjes së shtetit nga fushata zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje ka afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit për ta paguar gjobën. Ndërkohë, partia ka të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.

Related

Previous Post

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj imamit Behar Mjekiqi për dhunë në familje

Next Post

Tokat, siguria dhe paqja: Zelenskiy takohet me Trump në Florida, marrëveshja 20-pikëshe drejt finalizimit

Next Post
Zelensky kërkon përgjigje: Çfarë bëjnë aleatët nëse Rusia nis sërish luftën kundër Ukrainës?

Tokat, siguria dhe paqja: Zelenskiy takohet me Trump në Florida, marrëveshja 20-pikëshe drejt finalizimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.