Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në qendrën e votimit të vendosur në Fakulteti Juridik, në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas hedhjes së votës, Kurti deklaroi se ka votuar për legjislaturën e dhjetë të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë ditë si të bukur dhe me rëndësi të veçantë për vendin.
“Sapo votova për legjislaturën e dhjetë të Republikës së Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme”, u shpreh ai.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në votime, me qëllim të konstituimit të legjislaturës së re.
“Pjesëmarrja sa më e madhe e qytetarëve në votim do të kontribuojë drejtpërdrejt në legjitimitetin e zgjedhjeve dhe në peshën e tyre demokratike”, theksoi Kurti.

