Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00 në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë votuar 770 mijë e 751 qytetarë, apo 38,55 për qind e votuesve të regjistruar.
Nga gjithsej 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë orë janë procesuar 2,529 nga 2,557 vendvotime, që përbën 98,90 për qind të totalit të vendvotimeve.
Komunat me pjesëmarrjen më të lartë
-
Mamushë – 57,25%
-
Zveçan – 53,25%
-
Ranillugu – 52,20%
-
Leposaviqi – 51,16%
-
Zubin Potoku – 50,54%
Komunat me pjesëmarrjen më të ulët
-
Kllokoti – 15,78%
-
Dragashi – 26,19%
-
Graçanica – 29,68%
-
Gjakova – 30,13%
-
Klinë – 31,66%
Në kryeqytet, Prishtinë, deri në orën 17:00 kanë votuar 100,071 qytetarë, apo 45,59 për qind e votuesve të regjistruar.
KQZ ka sqaruar se këto të dhëna përfshijnë vetëm vendvotimet e rregullta, pa përfshirë votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës.
Procesi zgjedhor po i afrohet përfundimit, ndërsa pritet që pjesëmarrja përfundimtare të përcaktohet pas mbylljes së plotë të vendvotimeve dhe përpunimit të të gjitha të dhënave.

