Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vjosa Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova ecën përpara me vendosmëri, vlera dhe unitet

Qendra Info by Qendra Info
31/12/2025
in Lajme
0
Vjosa Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova ecën përpara me vendosmëri, vlera dhe unitet
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët dhe bashkatdhetarët kudo që ndodhen me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se viti që po lëmë pas ka qenë sfidues, por edhe forcues për shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi se Kosova ka dëshmuar se ecën përpara kur vepron me vendosmëri, me vlera të qarta dhe me unitet, duke nënvizuar se zëri i vendit është dëgjuar fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe se qëndrimi i Kosovës ka qenë parimor dhe i palëkundur.

“Sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por po ashtu një vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe përgjegjësi,” theksoi Osmani.

Presidentja vuri në pah forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, si dhe thellimin e aleancave me partnerët strategjikë, duke e cilësuar Kosovën si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie.

Ajo theksoi gjithashtu rolin e qytetarëve, punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave dhe vajzave, si dhe të mërgatës, duke i quajtur shtyllë të pazëvendësueshme të zhvillimit dhe përfaqësimit të Kosovës në botë.

Duke folur për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn në vitin e ri me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta për një shtet më të sigurt, më të drejtë, më të integruar dhe më të zhvilluar, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe ku të rinjtë kanë perspektivë për të ardhmen në vendin e tyre.

Në fund të urimit, Presidentja uroi shëndet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët, duke shprehur shpresën që viti 2026 të jetë vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për secilin dhe për Republikën e Kosovës.

“Le ta nisim vitin e ri me besim në vete, në njëri-tjetrin dhe në Kosovën tonë. Gëzuar Vitin e Ri 2026!”

Related

Previous Post

Viti i Ri 2026 nis në Azi: Festime në Japoni, Kore e Kinë, anulime për siguri në Tokio

Next Post

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton tri vendime të rëndësishme

Next Post
Qeveria në detyrë mban mbledhje online – miraton tri vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton tri vendime të rëndësishme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.