Dita e parë e vitit 2026, e premte, në Kosovë do të nisë me moti të kthjellët dhe acar të fortë polar. Orët e mëngjesit do të karakterizohen me temperatura shumë të ulëta, të cilat pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius.
Gjatë ditës, moti do të mbetet kryesisht me diell, ndërsa vetëm në disa vise priten vranësira lokale kalimtare. Me ndikimin e rrezeve diellore, në disa rajone temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive, duke arritur deri në 3 apo 4 gradë Celsius.
Megjithatë, ndjesia e të ftohtit do të mbetet e theksuar, sidomos në mëngjes dhe në zonat ku nuk do të ketë diell të mjaftueshëm.

