Të shtunën në Kosovë parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashershme dhe lokale shiu. Në viset e larta malore priten reshje shqote dhe bore, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, veçanërisht në verilindje të vendit, nuk përjashtohet mundësia për shi të akullt dhe shqotë.
Sasia më e madhe e reshjeve pritet në pjesën perëndimore të Kosovës, ndërsa në rajonet lindore ato do të jenë më të pakta.
Gjatë ditës do të depërtojnë rrymime më të ngrohta ajrore nga jugu, çka do të ndikojë në rritjen e temperaturave. Vlerat maksimale në disa zona pritet të arrijnë deri në 9 ose 10 gradë Celsius.

