Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me numërimin e votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku vërehet një ndryshim i rëndësishëm në shpërndarjen e mandateve në Kuvend.
Sipas rezultateve të reja, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe një mandat shtesë, duke e çuar numrin total të deputetëve në 57. Ky zhvillim ka ardhur si pasojë e përpunimit të votave të mbetura dhe kalkulimeve përfundimtare për ndarjen e mandateve.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat, duke zbritur në 22 deputetë në legjislaturën e re.
Ndërkohë, për Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshime në këtë fazë të numërimit. LDK mbetet me 15 deputetë, ndërsa AAK me 6.
Procesi i numërimit të votave po vazhdon edhe më tej, ndërsa KQZ ka bërë të ditur se çdo përditësim i ri do të publikohet sapo të ketë ndryshime në rezultatet zyrtare.

