Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit nga numërimi i votave me kusht, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të ndarjes së votave në këtë kategori.
Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm procesin me 49.81 për qind, përkatësisht 1,313 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.45 për qind apo 539 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 11.65 për qind, që përkthehet në 307 vota, ndërsa e katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8.95 për qind ose 236 vota.
Procesi i numërimit të votave me kusht po vazhdon edhe për kutitë e mbetura, ndërsa KQZ ka bërë të ditur se përditësimet do të publikohen në vazhdimësi, deri në përmbylljen e plotë të këtij procesi.

