Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

MAShTI shtyn fillimin e mësimit deri më 12 janar për shkak të reshjeve dhe vërshimeve

Qendra Info by Qendra Info
07/01/2026
in Lajme
0
MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se fillimi i procesit mësimor do të shtyhet deri më 12 janar 2026, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, situata e rënduar nga vërshimet, qarkullimi i vështirësuar dhe problemet në infrastrukturë ka bërë të pamundur nisjen e mësimit në afatin e paraparë. Bazuar në parashikimet e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për vërshime lokale dhe pengesa në trafik.

Si pasojë, pushimi dimëror do të vazhdojë edhe për dy ditë shtesë, konkretisht më 8 dhe 9 janar, në nivel vendi.
Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

MAShTI ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe se, bazuar në informacionet nga terreni, fillimi i mësimit të enjten është vlerësuar i pamundur.

Ministria ka theksuar se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026.

Në fund, MAShTI ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke ritheksuar se siguria e nxënësve dhe stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.

Related

Previous Post

Numërimi prek fundin, një ulëse ende në lojë

Next Post

Mesazh i fuqishëm nga diaspora: Boshnjakët të bashkuar në mbështetje të Emilija Rexhepit dhe partneritetit me Vetëvendosjen

Next Post
Mesazh i fuqishëm nga diaspora: Boshnjakët të bashkuar në mbështetje të Emilija Rexhepit dhe partneritetit me Vetëvendosjen

Mesazh i fuqishëm nga diaspora: Boshnjakët të bashkuar në mbështetje të Emilija Rexhepit dhe partneritetit me Vetëvendosjen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.