Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Reshje të mëdha në Kosovë: 43 mm shi për dy ditë, disa lumenj dalin nga shtrati

Qendra Info by Qendra Info
07/01/2026
in Lajme
0
Reshje të mëdha në Kosovë: 43 mm shi për dy ditë, disa lumenj dalin nga shtrati
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga data 5 deri më 6 janar 2026, në territorin e Republikës së Kosovës janë regjistruar reshje të konsiderueshme shiu, me një mesatare prej 43 milimetra për metër katror.

Sipas të dhënave të publikuara, sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore ka qenë si vijon:

  • Drini i Bardhë: 76.2 mm

  • Lepenci: 47.9 mm

  • Ibri: 27.8 mm

  • Morava e Binçës: 19.9 mm

IHMK bën të ditur se shumica e lumenjve në Kosovë, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit, kanë shënuar ngritje të dukshme të nivelit të ujit gjatë këtyre dy ditëve. Në disa segmente, lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje lokale.

Situata më e vështirësuar paraqitet në lumenjtë:
Drini i Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi i Istogut, si dhe degët e tyre me karakter malor, përfshirë përrenjtë, të cilët reagojnë shpejt ndaj reshjeve intensive.

Ndërkohë, IHMK njofton se lumenjtë në lindje dhe jug të vendit, si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci dhe Nerodimja, aktualisht kanë vetëm ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin rrezik serioz në këtë fazë.

Instituti u bën thirrje qytetarëve dhe autoriteteve lokale që të qëndrojnë vigjilentë, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe përrenjve, për shkak të mundësisë së reshjeve të tjera dhe vërshimeve lokale.

Related

Previous Post

Mesazh i fuqishëm nga diaspora: Boshnjakët të bashkuar në mbështetje të Emilija Rexhepit dhe partneritetit me Vetëvendosjen

Next Post

Ministri i Jashtëm turk: Jemi mjaft afër paqes së qëndrueshme Rusi-Ukrainë

Next Post
Ministri i Jashtëm turk: Jemi mjaft afër paqes së qëndrueshme Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm turk: Jemi mjaft afër paqes së qëndrueshme Rusi-Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.