Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i madh i Krimeve Ekonomike në disa qytete, mbi 40 persona cak i hetimeve

Qendra Info by Qendra Info
08/01/2026
in Lajme
0
Policia publikon të dhënat për vitin 2025: 18 vrasje
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në disa qytete të Kosovës.

Burime të afërta me hetimet kanë bërë të ditur  se vlera e dëmit të shkaktuar nga ky rast dyshohet të jetë mbi 1 milion euro, ndërsa cak i aksionit janë mbi 40 persona. Sipas të njëjtave burime, viktimë e veprimeve të dyshuara penale është një organizatë.

Në mesin e personave të arrestuar deri më tani janë S. M., ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), si dhe V. B., ish-drejtor i Financave në BKS.

Aksioni është duke u zhvilluar në disa rajone të vendit, përfshirë Prizrenin, Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën dhe Gjakovën, ndërsa deri më tani janë ndaluar disa persona.

Për realizimin e këtij operacioni, në terren janë angazhuar nëntë prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, të cilët po e udhëheqin aksionin në koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

 Aksioni lidhet me dyshimet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” si dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe priten detaje të tjera nga organet e drejtësisë në orët në vijim.

Related

Previous Post

FSK në gatishmëri të plotë: Ndërhyrje për shpëtim dhe evakuim pas reshjeve të mëdha

Next Post

Borë dhe ngrica, apelohet për kujdes gjatë vozitjes

Next Post
Borë dhe ngrica, apelohet për kujdes gjatë vozitjes

Borë dhe ngrica, apelohet për kujdes gjatë vozitjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.