E diela në Kosovë pritet të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra kohore me diell. Gjatë ditës do të ketë ulje progresive të temperaturave, ndërsa vende-vende priten reshje lokale, kryesisht të dobëta bore.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Maksimalet në orët e paradites mund të mbesin rreth 1 gradë Celsius, por më pas do të shënohet një rënie e shpejtë, duke zbritur deri në -10 gradë Celsius në mbrëmje.
Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve kujdes të shtuar për shkak të të ftohtit të fortë dhe kushteve dimërore, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.

