Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rrezik përmbytjesh në Rufc të Vjetër të Lipjanit, banorët mobilizohen gjatë natës pas dëmtimit të digës në Sitnicë

Qendra Info by Qendra Info
11/01/2026
in Lajme
0
Rrezik përmbytjesh në Rufc të Vjetër të Lipjanit, banorët mobilizohen gjatë natës pas dëmtimit të digës në Sitnicë
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një digë anësore në lumin Sitnica, e cila kalon edhe në fshatin Rufc i Vjetër të Lipjanit, raportohet se është dëmtuar, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe duke detyruar banorët e zonës të mobilizohen vetë, madje edhe gjatë orëve të natës.

Një lexues ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihet se banorët janë mbledhur rreth mesnatës për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar depërtimin e ujit në zonat e banuara. Sipas tij, nga përmbytja rrezikoheshin rreth 30 shtëpi.

Lumi Sitnica raportohet se ka dalë nga shtrati para disa ditësh, si pasojë e reshjeve të mëdha dhe vërshimeve të fundit që kanë përfshirë disa pjesë të vendit. Në disa raste, përmbytjet kanë rrezikuar drejtpërdrejt edhe banorët, duke shkaktuar shqetësim dhe pasiguri.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të sanimin e digës dhe për të parandaluar dëme eventuale në pronë dhe rrezikim të jetëve njerëzore, derisa situata vazhdon të monitorohet me shqetësim nga komuniteti lokal.

Related

Previous Post

AME: Situata me vërshime në Kosovë mbetet e menaxhueshme, por me vështirësi në disa rajone

Next Post

Horoskopi i madh javor

Next Post
Horoskopi Javor: 7 deri më 14 prill – mërkuri retrogradë ecën përpara, 4 shenja dalin nga kriza

Horoskopi i madh javor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.