Pas menaxhimit të situatës së krijuar nga reshjet e shumta ditëve të fundit, Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat.
Sipas njoftimit zyrtar, falë ndërhyrjeve të shpejta dhe angazhimit të ekipeve në terren, është arritur të sigurohet një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Institucionet komunale kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të garantuar funksionimin normal të objekteve shkollore pas vështirësive të shkaktuara nga moti.
Autoritetet e kryeqytetit u kanë uruar nxënësve rikthim të mbarë në shkollë, duke theksuar se situata është nën kontroll dhe se mësimi do të zhvillohet pa pengesa.

