E marta në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës do të ketë ndryshim të shpejtë të rrymave ajrore, ndërsa erërat do të fillojnë të fryjnë kryesisht nga jugperëndimi.
Këto rrymime më të ngrohta do të ndikojnë në largimin gradual të acarit polar dhe në rritje të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë një lehtësim të kushteve të ftohta të ditëve të fundit.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -10 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës maksimalet do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 6 gradë Celsius.

