Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albin Kurti takon komandantin e NATO-s në Napoli, konfirmon synimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në Aleancë

Qendra Info by Qendra Info
13/01/2026
in Lajme
0
Albin Kurti takon komandantin e NATO-s në Napoli, konfirmon synimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në Aleancë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO në Napoli, Admiralin amerikan George M. Wikoff.

Në takimin e parë mes tyre, kryeministri Kurti e uroi admiralin Wikoff për marrjen e detyrës së re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm. Ai vlerësoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të Qeverisë së Kosovës me misionin e NATO-s në Kosovë, duke theksuar rolin e saj kyç në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kurti theksoi se Kosova përbën një rrëfim suksesi të ndërhyrjes së NATO-s, duke nënvizuar se çlirimi dhe pavarësia e vendit janë shndërruar në bazë të zhvillimit ekonomik, shtetndërtimit demokratik dhe rritjes së mirëqenies sociale. Në këtë kontekst, ai shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të aleancës veri-atlantike.

Duke folur për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, kryeministri Kurti ritheksoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, duke e cilësuar këtë si përgjigjen më të mirë për paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri në rajon. Ai theksoi se siguria e Kosovës fillon nga mbrojtja dhe siguria e kufijve të saj.

Kryeministri e njoftoi admiralin Wikoff edhe për veprimet dhe rezultatet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për investimet e shtuara në fushën e mbrojtjes. Në fund të takimit, Kurti falënderoi admiralin Wikoff për vizitën dhe bisedën konstruktive, si dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR, misionit të NATO-s në Kosovë.

Related

Previous Post

Organizata e Kombeve të Bashkuara alarmon për Iranin: Përdorimi i forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve shkel të drejtën ndërkombëtare

Next Post

Dy serbë dhe një shqiptar të plagosur në Deçan – arrestohet autori i dyshuar

Next Post
Prizren – 12-vjeçari plagos me thikë 14-vjeçaren në shkollë, policia jep detaje të incidentit

Dy serbë dhe një shqiptar të plagosur në Deçan – arrestohet autori i dyshuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.