Konçiz dhe i përmbajtur, ashtu si në paraqitjet e tij publike, Çabi Alonso u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Real Madridit përmes një deklarate të shkurtër në rrjetet sociale.
“Ky kapitull profesional ka mbaruar dhe nuk ka shkuar siç do të kishim dashur. Të stërvitësh Real Madridin ka qenë një nder dhe një përgjegjësi. Falënderoj klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët për besimin dhe mbështetjen. Largohem me respekt, mirënjohje dhe krenari që kam dhënë më të mirën time”, ka shkruar Alonso.
Me këtë mesazh, trajneri spanjoll mbyll zyrtarisht kapitullin e tij në krye të gjigantit madrilen.

