NP “Termokos” SH.A. ka njoftuar se furnizimi me ngrohje në Prishtinë po realizohet me kapacitet të kufizuar, si pasojë e rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B.
Sipas njoftimit zyrtar të datës 13 janar 2026, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e cilësisë së ngrohjes në disa objekte banesore, kryesisht në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.
Nga KEK-u është paralajmëruar se Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, çka do të mundësojë furnizim normal me energji termike dhe përmirësim të plotë të ngrohjes.
Deri në stabilizimin e situatës, Termokos ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.

