Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025. Sipas të dhënave të përditësuara më 14 janar 2026, ora 08:35, janë procesuar 21 nga 23 vendvotime, apo 91.30% e totalit.
Nga rezultatet e deritanishme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 39.33% të votave, gjithsej 2,321 vota, duke ruajtur epërsinë edhe pas rinumërimit.
Në vendin e dytë renditet AAK me 30.75% ose 1,815 vota, ndërsa pason PDK me 14.35% (847 vota).
Rezultatet për katër subjektet kryesore:
-
Vetëvendosje – 39.33% (2,321 vota)
-
AAK – 30.75% (1,815 vota)
-
PDK – 14.35% (847 vota)
-
LDK – 11.86% (700 vota)
Subjektet e tjera politike kanë marrë përqindje më të vogla, nën 2%, përfshirë Srpska Lista, parti të komuniteteve dhe iniciativa qytetare.
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rinumërimi është urdhëruar pas konstatimit të mospërputhjeve në votat e kandidatëve, ndërsa procesi po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të plotë të rinumërimit dhe verifikimeve shtesë, por trendi aktual tregon se renditja mes subjekteve kryesore mbetet e pandryshuar.

