E enjtja në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, pa reshje të theksuara.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 3 deri në 7 gradë Celsius.
Erërat do të fryjnë të lehta deri mesatare nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

