ARKEP ka njoftuar se ditëve të fundit janë identifikuar mesazhe dhe SMS mashtruese, përfshirë ato të dërguara përmes aplikacionit Apple iMessage, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve për përfitime materiale.
Sipas ARKEP-it, mesazhet e rreme paraqiten me përmbajtje si “Përditësimi i të dhënave të bankës” apo “Gjoba në trafik nga Policia e Kosovës”, dhe përmbajnë linqe që çojnë në faqe mashtruese.
Autoriteti rregullativ thekson se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave personale apo financiare të qytetarëve.
Rekomandimet e ARKEP-it për qytetarët
Për të shmangur rrezikun nga mashtrimet digjitale, ARKEP u bën thirrje qytetarëve që:
-
Të mos klikojnë në linqe apo faqe të dyshimta;
-
T’i raportojnë rastet në adresat:
Raportimi duhet të përfshijë:
-
pamje të ekranit (screenshot) të mesazhit/SMS-it;
-
adresën e plotë të email-it ose numrin e telefonit nga i cili ka ardhur mesazhi;
-
-
Për përdoruesit e iOS, rastet mund të raportohen edhe përmes opsionit “Report as Spam/Junk” në aplikacion;
-
Pas raportimit, mesazhet mashtruese të fshihen;
-
Përdoruesit e iPhone dhe iPad, nëse nuk e kanë të domosdoshëm shërbimin iMessage, rekomandohet që ta çaktivizojnë përkohësisht deri në një njoftim të radhës.
Si të ndalet iMessage
ARKEP sqaron se çaktivizimi i iMessage bëhet duke ndjekur këta hapa:
Settings → Apps → Messages → iMessage → OFF
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e mashtrimeve digjitale, duke theksuar se raportimi i rasteve ndihmon në rritjen e sigurisë kibernetike në vend.


