Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sllovenia nis modelin “80-90-100”: Më pak punë, pothuajse pagë e plotë dhe pension i paprekur

Qendra Info by Qendra Info
15/01/2026
in Lajme
0
Sllovenia nis modelin “80-90-100”: Më pak punë, pothuajse pagë e plotë dhe pension i paprekur
0
SHARES
86
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari 2026, Sllovenia ka hyrë zyrtarisht në zbatim me modelin e ri të punësimit “80-90-100”, një reformë që synon kryesisht punëtorët e moshuar dhe ata me përvojë të gjatë pune. Masa është pjesë e një pakete më të gjerë për reformimin e tregut të punës dhe përballjen me plakjen e fuqisë punëtore.

Sipas këtij modeli, punonjësi punon 80 për qind të orarit të plotë, merr 90 për qind të pagës, ndërsa kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor paguhen 100 për qind, sikur të ishte në punë me kohë të plotë. Kjo do të thotë më shumë kohë të lirë për punëtorët, pa humbje serioze financiare dhe pa ndikim negativ në pensionin e ardhshëm.

E drejta për të përfituar nga modeli “80-90-100” u takon punëtorëve mbi 58 vjeç, si dhe atyre me së paku 35 vjet përvojë pune. Zbatimi nuk është i detyrueshëm, por realizohet vetëm me marrëveshje mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, duke lejuar fleksibilitet sipas natyrës së punës.

Punonjësit mund ta organizojnë orarin në forma të ndryshme: një ditë pushimi në javë, fundjavë më të gjatë ose orë të reduktuara ditore. Kjo shihet si zgjidhje e rëndësishme sidomos për sektorët me punë fizike të rëndë, ku lodhja dhe problemet shëndetësore janë të shpeshta.

Qeveria sllovene e justifikon këtë masë me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, nevojën për të mbajtur përvojën brenda tregut të punës dhe uljen e presionit afatgjatë mbi sistemin e pensioneve. Edhe pse kontributet mbeten të plota, autoritetet vlerësojnë se kostoja do të kompensohet me dalje më të vonshme në pension dhe më pak leje mjekësore.

Modeli “80-90-100” po shihet tashmë si një nga format më moderne të punësimit fleksibël në rajon dhe po ndiqet me interes nga disa vende evropiane që përballen me sfida të ngjashme demografike.

Related

Previous Post

Bibliotekist “fantomë” në Gjilan: Dy të arrestuar për keqpërdorim të detyrës, mbi 19 mijë euro dëm buxhetit

Next Post

Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me një nga nderimet më të larta të Ukrainës

Next Post
Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me një nga nderimet më të larta të Ukrainës

Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me një nga nderimet më të larta të Ukrainës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.