Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me një nga nderimet më të larta të Ukrainës

Qendra Info by Qendra Info
15/01/2026
in Lajme
0
Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me një nga nderimet më të larta të Ukrainës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është dekoruar në Kiev nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me Urdhrin e Princeshës Olga, Klasi i Parë, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Ukrainës.

Dekorimi vjen si vlerësim për kontributin personal të Spiropalit në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, në kushtet e agresionit rus.

Në një mesazh pas ceremonisë, Spiropali theksoi se dekoratën e pranoi jo vetëm në emrin e saj personal, por në emër të qytetarëve shqiptarë dhe të vlerave të solidaritetit që, sipas saj, Shqipëria ka dëshmuar ndaj Ukrainës.

“Ukraina sot është jo vetëm fushëbetejë lufte, por edhe provë e ndërgjegjes sonë kolektive. E ardhmja nuk do të shkruhet nga forca e armëve, por nga forca e njerëzve dhe e vlerave të tyre”, deklaroi Spiropali, duke cituar edhe Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Pas ceremonisë, Spiropali zhvilloi një takim të posaçëm me presidentin Zelensky, i cili vlerësoi qëndrimet e qarta të Qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë në Ukrainë. Ai falënderoi ministren për angazhimin e saj aktiv në mbështetje të kauzës ukrainase.

Gjatë vizitës në Kiev, Spiropali u takua edhe me homologun e saj ukrainas, Andrii Sybiha, ku theksoi se një paqe e drejtë për Ukrainën nënkupton garanci sigurie, kthimin e të burgosurve, hetimin e krimeve të luftës dhe përgjegjësi penale për agresorin.

Ajo rikujtoi se Shqipëria ka ofruar ndihmë humanitare, ka strehuar refugjatë ukrainas dhe ka kontribuar në mbështetje ushtarake në koordinim me NATO-n dhe partnerët e Bashkimit Evropian.

Në përfundim, u riafirmua angazhimi i përbashkët për integrimin evropian të të dyja vendeve, si faktor kyç për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë, si dhe gatishmëria për mbështetje reciproke në këtë proces.

Related

Previous Post

Sllovenia nis modelin “80-90-100”: Më pak punë, pothuajse pagë e plotë dhe pension i paprekur

Next Post

Avdullah Hoti kërkon dorëheqje dhe reformë në LDK: Pa përgjegjësi politike, largohem nga drejtimi i partisë

Next Post
Hoti: Aleatët po humbin besimin te institucionet e Kosovës

Avdullah Hoti kërkon dorëheqje dhe reformë në LDK: Pa përgjegjësi politike, largohem nga drejtimi i partisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.