Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti informon trupin diplomatik për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet: Faza e parë nis me informim deri më 15 mars

Qendra Info by Qendra Info
16/01/2026
in Lajme
0
Kurti informon trupin diplomatik për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet: Faza e parë nis me informim deri më 15 mars
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me ftesë të tij, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorë, të ngarkuar me punë, shefa të misioneve diplomatike dhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosova.

Në kuadër të komunikimit të rregullt me trupin diplomatik, Kurti dhe Bislimi i informuan të pranishmit për fazat e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, të cilat janë të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ata theksuan se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin veprime afirmative për zbatimin e plotë dhe të drejtë të këtyre ligjeve.

Sipas njoftimit, faza e parë e zbatimit nis sot dhe parasheh një periudhë informimi për qytetarët dhe vizitorët. Të gjithë ata që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me materiale informuese, të cilat ofrojnë udhëzime të qarta mbi të drejtat, detyrimet dhe procedurat që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. Paralelisht, do të organizohen sesione informuese me qytetarë, fushata informimi përmes mediave, si dhe linja telefonike informuese.

Kjo fazë informuese do të zgjasë deri më 15 mars 2026, kur parashihet të fillojë zbatimi i plotë i ligjeve. Qeveria thekson se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet synon lehtësimin e qëndrimit të shtetasve jorezidentë në Kosovë, duke garantuar njëkohësisht rend dhe siguri juridike.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti i informoi ambasadorët edhe për domosdoshmërinë e nisjes së integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate. Ai theksoi se ky proces do të zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke marrë parasysh brengat dhe këshillat e komunitetit joshumicë serb në Kosovë.

Në përmbyllje, Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, zbatimin e barabartë të legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik, duke vlerësuar se periudha në vijim është thelbësore për funksionalizimin e plotë të këtyre proceseve.

Related

Previous Post

Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

Next Post

SPAK zbardh rrjetin ndërkombëtar të kokainës: Laborator i sofistikuar në Qerekë, 10 të arrestuar dhe 48 tonë material i sekuestruar

Next Post
SPAK zbardh rrjetin ndërkombëtar të kokainës: Laborator i sofistikuar në Qerekë, 10 të arrestuar dhe 48 tonë material i sekuestruar

SPAK zbardh rrjetin ndërkombëtar të kokainës: Laborator i sofistikuar në Qerekë, 10 të arrestuar dhe 48 tonë material i sekuestruar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.