Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albin Kurti: Flijimi i Gërvallëve dhe Kadri Zekës dëshmon se sakrifica për liri ia ka vlejtur

Qendra Info by Qendra Info
17/01/2026
in Lajme
0
Albin Kurti: Flijimi i Gërvallëve dhe Kadri Zekës dëshmon se sakrifica për liri ia ka vlejtur
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varret e vëllezërve Gërvalla në fshatin Dubovik.

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi se sot nderohen figura të jashtëzakonshme të historisë sonë, duke kujtuar se edhe para suprimimit të autonomisë, shqiptarët kanë pasur patriotë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë që sot gëzohet.

“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe. Këtë e dëshmojnë demonstratat e shumta të organizuara, por edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, u shpreh Kurti.

Ai rikujtoi se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë më pak se një vit pas demonstratave të vitit 1981, në një periudhë kur organizatat ilegale shqiptare po konsolidoheshin dhe po merrte hov gjithnjë e më i madh organizimi për Republikën e Kosovës dhe çlirimin e popullit shqiptar.

Duke folur për Jusuf Gërvallën, kryeministri Kurti tha se ai nuk ishte vetëm patriot, por edhe publicist, poet, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar, veprimtaria artistike e të cilit u ndërpre dhunshëm.

“Me vrasjen e Jusufit, nuk kemi humbur vetëm një veprimtar politik, por edhe një krijimtari të pasur kulturore e artistike, e cila u këput përgjysmë”, theksoi Kurti.

Në fund, ai nënvizoi se progresi dhe siguria që ka sot Kosova, si dhe faktorizimi i kombit shqiptar në Ballkan e më gjerë, janë dëshmi se rruga e sakrificës ka qenë e drejtë dhe se flijimet e asaj kohe kanë pasur kuptim të thellë historik.

“Lavdi Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar”, përfundoi kryeministri Kurti.

Related

Previous Post

Vjosa Osmani nderon Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën: 17 janari, ditë dhimbjeje dhe krenarie kombëtare

Next Post

Blair dhe Rubio emërohen në “Bordin e Paqes” për Gazën, Trump kryeson iniciativën

Next Post
Blair dhe Rubio emërohen në “Bordin e Paqes” për Gazën, Trump kryeson iniciativën

Blair dhe Rubio emërohen në “Bordin e Paqes” për Gazën, Trump kryeson iniciativën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.