Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale në Republika e Kosovës është rritur nga 350 në 425 euro bruto, vendim që ka hyrë në fuqi më 1 janar. Rritja do të zbatohet në dy faza për t’ua lehtësuar përshtatjen punëdhënësve, ndërsa faza e dytë nis më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto. Sipas Ministrisë, kjo masë synon rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me realitetin e tregut të punës, duke garantuar njëkohësisht zbatim të plotë ligjor.
Rritet paga minimale në Kosovë: Nga 350 në 500 euro brenda vitit
Please login to join discussion

