Kryeministri në detyrë i Republika e Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davos, ku do të marrë pjesë në Forumi Ekonomik Botëror (WEF), përkrah liderëve politikë dhe ekonomikë nga mbarë bota.
Në kuadër të WEF-it, Kosova do ta ketë për vitin e dytë radhazi “Shtëpinë e Kosovës”, e cila do të shërbejë si hapësirë për promovim ekonomik, dialog politik dhe takime strategjike.
Gjatë qëndrimit në Davos, Kurti do të marrë pjesë në panele dhe ngjarje të organizuara në Shtëpinë e Kosovës, si dhe do të zhvillojë takime bilaterale zyrtare me udhëheqës të lartë dhe investitorë ndërkombëtarë, në margjinat e Forumit.
Në Davos nuk shkohet vetëm për fotografi – aty testohet serioziteti i një shteti në tregun global. Dhe këtë vit, Kosova po shkon me derë të hapur.

