Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEK padit Janina Imerin dhe paralajmëron veprime ligjore kundër dezinformatave

Qendra Info by Qendra Info
19/01/2026
in Lajme
0
KEK padit Janina Imerin dhe paralajmëron veprime ligjore kundër dezinformatave
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj Janina Imerit, rast i cili aktualisht ndodhet në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë. Sipas KEK-ut, kjo padi është pjesë e veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional të Korporatës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se KEK sh.a., në përputhje me kompetencat ligjore dhe legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo masë raportimi dhe veprimi ligjor, përfshirë raportimet në rrjetet sociale, me qëllim të ndalimit të përhapjes së informatave të rrejshme dhe propagandës, edhe në rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë.

Korporata thekson se çdo përpjekje për të denigruar punonjësit apo përfaqësuesit e saj, si dhe atribuimi i përgjegjësive që nuk i përkasin KEK-ut, është e papranueshme dhe do të ndiqet deri në fund në rrugë ligjore.

Po ashtu, KEK ka mohuar pretendimet për mungesë transparence, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë pengesë për qasje në informacionet zyrtare, të cilat janë publike, të verifikueshme dhe të qasshme përmes ueb-faqes zyrtare të Korporatës. Sipas KEK-ut, të dhënat e saj janë të krahasueshme edhe me ato të KOSTT.

Në përmbyllje, KEK sh.a. riafirmon përkushtimin e saj ndaj transparencës, informimit të saktë dhe mbrojtjes së integritetit institucional, duke bërë të qartë se ndaj dezinformimit nuk do të ketë tolerancë.

Related

Previous Post

AUV paralajmëron për qumësht foshnjash Nestlé Nidina Optipro 1, niset bllokimi dhe asgjësimi i produktit

Next Post

Bedri Hamza: PDK po hyn në fazë të re riorganizimi, me fokus te të rinjtë dhe degët aktive

Next Post
Bedri Hamza: PDK po hyn në fazë të re riorganizimi, me fokus te të rinjtë dhe degët aktive

Bedri Hamza: PDK po hyn në fazë të re riorganizimi, me fokus te të rinjtë dhe degët aktive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.