KEDS ka njoftuar se sot, e enjte 22 janar 2026, do të kryhen punime të planifikuara në rrjetin elektroenergjetik, të domosdoshme për sigurinë dhe funksionimin e sistemit. Si pasojë, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të zhvillohen në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjakovës, sipas orareve dhe lokaliteteve të mëposhtme:
Rajoni i Prizrenit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
-
Dalja 10 kV J15 Rahoveci
10:00 – 15:00
Zonat: Euro Graniti, Atmaxha I & II, Tupeci I, II & III, Landovicë, Tulltorja I & II
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të thyera në segmentin kryesor të linjës
Rajoni i Mitrovicës
Punime në projekte investive
-
TS 10/04 kV Vinarc Kullë – 1 Lahovit
09:00 – 11:00 dhe 13:00 – 15:00
Zonat: Vinarc – Lahovit
Arsyeja: Punime në kuadër të projektit investiv
Rajoni i Gjakovës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
-
Dalja 10 kV J02 Kijeva
13:00 – 15:30
Zonat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë, Stapanicë
Arsyeja: Testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Kijeva
Punime nga pala e tretë
-
Dalja 10 kV Beci
10:00 – 15:00
Zonat: Bec, Janosh, Lugbunar, Novosellë e Epërme & Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot, Trakaniq dhe një pjesë e rrugës Mark Malota
Arsyeja: Punime për siguri për shkak të punimeve në linjën 35 kV Radoniqi
KEDS u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se këto ndërhyrje janë të nevojshme për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të rrjetit elektroenergjetik.

