Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit nën lupë: Ngritet aktakuza e parë për asgjësim të fletëve të votimit

Qendra Info by Qendra Info
22/01/2026
in Lajme
0
Zgjedhjet e 28 dhjetorit nën lupë: Ngritet aktakuza e parë për asgjësim të fletëve të votimit
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë penale që lidhet me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, duke shënuar hapin e parë konkret të ndjekjes penale për shkeljet e dyshuara në procesin zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është ngritur për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë në nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri, me inicialet M.A., dyshohet se në ditën e zgjedhjeve ka dëmtuar dokumentet e votimit në një qendër votimi në qytetin e Shtimes, gjatë procesit për zgjedhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Prokuroria bën të ditur se me veprimet e tij janë përmbushur të gjitha elementet e veprës penale, për çka aktakuza është dorëzuar pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Njëkohësisht, Prokurori i Shtetit ka theksuar se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025 do të trajtohen me prioritet të lartë dhe në përputhje të plotë me ligjin, me synim ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Related

Previous Post

Microsoft prezanton Rho-alpha: Inteligjenca artificiale që i mëson robotët të kuptojnë gjuhën, të ndiejnë prekjen dhe të veprojnë si njerëzit

Next Post

Pra, çfarë është populizmi?

Next Post
Pra, çfarë është populizmi?

Pra, çfarë është populizmi?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.