Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria hyn zyrtarisht në Bordin e Paqes: Kuvendi miraton marrëveshjen me 110 vota pro, Rama ironizon opozitën

Qendra Info by Qendra Info
22/01/2026
in Lajme
0
Shqipëria hyn zyrtarisht në Bordin e Paqes: Kuvendi miraton marrëveshjen me 110 vota pro, Rama ironizon opozitën
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë dërrmuese marrëveshjen për aderimin e vendit në Bordin e Paqes, duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë që të bëhet pjesë e kësaj organizate të re ndërkombëtare, krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në seancën e posaçme parlamentare, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat, me 110 deputetë që ngritën kartonin jeshil në favor të marrëveshjes.

Votimi u shoqërua me duartrokitje në sallë, ndërsa marrëveshjes i mungoi vetëm vota e kryeministrit Edi Rama, i cili u largua nga seanca pas mbajtjes së fjalës së tij para deputetëve. Në fjalimin e tij, Rama reagoi me tone ironike ndaj deklaratave të opozitës mbi marrëdhëniet e tij me SHBA-të, duke theksuar se me votën e Kuvendit Shqipëria po i bashkohet zyrtarisht Bordit të Paqes dhe se ai do të jetë përfaqësues i vendit në Shtëpinë e Bardhë.

“Ju sot do të votoni një të vërtetë të madhe. Me votën tuaj do të miratoni Bordin e Paqes dhe unë do të jem përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Rama, duke iu referuar deklaratave të opozitës për skenarë arrestimesh dhe përplasje me autoritetet amerikane.

Prania e Ramës në seancë surprizoi një pjesë të deputetëve, të cilët e sfiduan duke e pyetur pse nuk ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku po firmosej marrëveshja. Kreu i qeverisë u përgjigj me ironi, duke thënë se kishte zgjedhur të qëndronte në Shqipëri për të mikpritur vajzën e presidentit amerikan, me “lejen e babait”.

Gjatë seancës, Rama njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit, duke e cilësuar këtë si një tjetër moment të rëndësishëm për diplomacinë shqiptare.

Pavarësisht votës pro, opozita kundërshtoi për disa orë procedurën e përshpejtuar të miratimit të marrëveshjes. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, e cilësoi nxitimin si përdorim politik dhe tentoi të ndryshonte tekstin e marrëveshjes përmes tre amendamenteve. Opozita kërkoi që të hiqej emri i kryeministrit nga marrëveshja dhe që përfaqësimi i Shqipërisë në Bord të bëhej nga Presidenti i Republikës ose nga kryeministri vetëm me autorizim të posaçëm të kreut të shtetit. Këto amendamente u rrëzuan nga shumica.

Qeveria sqaroi se autorizimi për përfaqësimin e Shqipërisë ishte marrë një ditë më parë, ndërsa pas miratimit në Kuvend, marrëveshja pritet të dekretohet nga Presidenti Bajram Begaj dhe të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Me këtë vendim, Shqipëria bëhet zyrtarisht pjesë e Bordit të Paqes, duke u rreshtuar mes vendeve që synojnë të kenë rol aktiv në iniciativat ndërkombëtare për paqe dhe siguri globale.

Related

Previous Post

Bordi i Paqes, Haziri: Osmani përfaqëson natyrshëm Kosovën, Kurti ka kufizime serioze ndërkombëtare

Next Post

Universiteti apo Fakultet? Gafa e zëvendësministrit të Arsimit ngre alarmin për arsimin e lartë

Next Post
Universiteti apo Fakultet? Gafa e zëvendësministrit të Arsimit ngre alarmin për arsimin e lartë

Universiteti apo Fakultet? Gafa e zëvendësministrit të Arsimit ngre alarmin për arsimin e lartë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.