Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KRM “Pastrimi” nis zbatimin e çmimores së re për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
23/01/2026
in Lajme
0
KRM “Pastrimi” nis zbatimin e çmimores së re për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave në Prishtinë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët dhe bizneset e Prishtinës se ka filluar zbatimin e çmimores së shërbimit për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale, në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor të vitit 2023 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, çmimorja parasheh tarifa të standardizuara që janë hartuar në bazë të dispozitave ligjore dhe procedurave institucionale në fuqi. Ajo përfshin kategorizimin e konsumatorëve, duke nisur nga amvisëritë rezidente dhe jorezidente, deri te bizneset e ndryshme sipas madhësisë dhe llojit të kontratave, me synimin që shërbimi të ofrohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe efikase për të gjithë.

Nga KRM “Pastrimi” bëhet e ditur se zbatimi i kësaj çmimore synon sigurimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm për funksionimin e shërbimit, rritjen e transparencës dhe qartësisë në tarifim, si dhe përmirësimin e cilësisë dhe rregullsisë së shërbimit për qytetarët dhe bizneset. Po ashtu, theksohet se kjo masë kontribuon në përmbushjen e standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik në territorin e Komunës së Prishtinës.

Kompania ka vlerësuar bashkëpunimin me qytetarët dhe subjektet ekonomike, duke u shprehur e gatshme për të ofruar sqarime shtesë dhe informim publik lidhur me çmimoren e miratuar. Sipas KRM “Pastrimi”, qëllimi kryesor mbetet garantimi i një qyteti më të pastër, një shërbimi më efikas dhe një procesi të drejtë tarifimi për të gjithë konsumatorët.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës në disa zona të Kosovës të premten

Next Post

Dialogu Kosovë–Serbi në Bruksel: Funksionalizohet Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë

Next Post
Bislimi: BE zhbllokon fondet, presim heqjen totale të masave

Dialogu Kosovë–Serbi në Bruksel: Funksionalizohet Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.