Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia gjen armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Qendra Info by Qendra Info
24/01/2026
in Lajme
0
Policia gjen armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në veri të vendit janë zbuluar dhe sekuestruar armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potok.

Sipas njoftimit zyrtar, më 24 janar 2026 policia ka pranuar informacione se në një objekt të pabanuar dyshohej se mbaheshin armë dhe mjete shpërthyese. Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e dyshuar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur një pushkë të tipit M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët si dhe një sasi eksplozivi.

Në lokacion kanë ndërhyrë edhe njësitë e specializuara për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), të cilat kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit të sekuestruar.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192.

Related

Previous Post

KQZ: Rinumërimi i votave përfundon në 22 komuna, mbi 58% e vendvotimeve të përpunuara

Next Post

Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës në Spanjë: Sekuestrohen 200 kg kokainë, 8 të arrestuar – mes tyre 3 shqiptarë

Next Post
Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës në Spanjë: Sekuestrohen 200 kg kokainë, 8 të arrestuar – mes tyre 3 shqiptarë

Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës në Spanjë: Sekuestrohen 200 kg kokainë, 8 të arrestuar – mes tyre 3 shqiptarë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.