Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Armë dhe granata sërish në veri: Policia zbulon arsenal në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Qendra Info by Qendra Info
25/01/2026
in Lajme
0
Armë dhe granata sërish në veri: Policia zbulon arsenal në një shtëpi të braktisur në Zveçan
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka gjetur edhe një herë armë, municion dhe mjete shpërthyese në veri të vendit, konkretisht në një shtëpi të braktisur në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25 janar 2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë reaguar pas informatave të pranuara nga qytetarët se në fshatin Rudar i Vogël dyshohej për prani të armëve dhe municionit.

Gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar, policia ka sekuestruar:

  • 9 granata dore

  • 538 fishekë të kalibrave të ndryshëm

  • 3 karikatorë për armë automatike

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD), e cila ka bërë neutralizimin dhe tërheqjen e mjeteve shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga ky rast nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të raportohet në numrin 192.

Related

Previous Post

Rinumërohen 65% e votave, mbi 1,660 vendvotime tashmë të përfunduara

Next Post

SHBA–Izrael drejt fazës së dytë të planit për Gazën, Witkoff: Bisedimet me Netanyahun ishin konstruktive

Next Post
SHBA–Izrael drejt fazës së dytë të planit për Gazën, Witkoff: Bisedimet me Netanyahun ishin konstruktive

SHBA–Izrael drejt fazës së dytë të planit për Gazën, Witkoff: Bisedimet me Netanyahun ishin konstruktive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.