Barcelona është rikthyer te fitoret në kampionat, duke mposhtur bindshëm me rezultat 3–0 ekipin e fundit në renditje, Oviedo.
Të tre golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Dani Olmo në minutën e 52-të, më pas avantazhin e dyfishoi Raphinha në minutën e 57-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi talenti Lamine Yamal në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick rikthehet në krye të tabelës së La Ligës, duke kaluar sërish rivalin Real Madrid. Dy gjigantët spanjollë ndahen vetëm nga një pikë, duke e mbajtur garën për titull shumë të hapur.
Rezultati përfundimtar:
Barcelona 3–0 Oviedo
52′ Olmo, 57′ Raphinha, 73′ Yamal

