Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Qendra Info by Qendra Info
26/01/2026
in Lajme
0
“Trump ka të drejtë”: NATO kërkon mbrojtje më të fortë të Arktikut nga Rusia dhe Kina
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike pret nga autoritetet në Beograd që të përcaktojnë përgjegjësinë për ngjarjet e dhunshme në Kosovë, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it gjatë tensioneve të vitit 2023.

Duke folur para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Rutte tha se ka një marrëdhënie personale me presidentin serb Aleksandar Vučić, por theksoi se kjo nuk e ndryshon pritjen e NATO-s për drejtësi.

“Presim që presidenti Vuçiq të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë. Për dy raste konkrete është premtuar zbardhje e plotë dhe ne e presim këtë”, tha Rutte.

Sulmi në Banjskë dhe dhuna në veri

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kulmuan në shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter policie. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori biznesmeni dhe politikani serb nga Kosova, Milan Radoičić, i cili ndodhet në Serbi dhe nuk është ndjekur penalisht deri më tani.

Ngjarjet e Banjskës u paraprinë nga protesta të dhunshme në veri të Kosovës në maj 2023, kur më shumë se 90 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, u plagosën në përleshjet me protestues serbë në Zveçan.

Dhuna shpërtheu pas kundërshtimit të serbëve lokalë ndaj hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, pas zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga komuniteti serb.

NATO-ja ka kërkuar vazhdimisht që përgjegjësit për të dyja rastet të përballen me drejtësinë.

Grenlanda, SHBA-ja dhe mesazhi për Evropën

Gjatë diskutimit në AFET, Rutte foli edhe për marrëveshjen e arritur javën e kaluar me presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me çështjen e Grenlandës dhe sigurinë në Arktik.

Ai paraqiti dy drejtime veprimi:

  • përpjekje kolektive të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ushtarake dhe ekonomike në Arktik ndaj ndikimit rus dhe kinez;

  • dialog dypalësh mes Danimarkës, Grenlandës dhe SHBA-së.

Sipas Rutte, Trump ka të drejtë të shqetësohet për Arktikun, pasi “rrugët detare po hapen dhe Rusia e Kina po bëhen gjithnjë e më aktive”.

“Evropa s’mund të mbrohet e vetme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s konfirmoi përkushtimin e plotë të presidentit amerikan ndaj Aleancës dhe u dërgoi një mesazh të qartë aleatëve evropianë.

“Ata vetëm mund të ëndërrojnë se mund të mbrohen vetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha Rutte.

Ai shtoi se NATO-ja nuk ndodhet në krizë, por se uniteti transatlantik mbetet thelbësor për sigurinë e Evropës dhe përballjen me sfidat globale.REL.

Related

Previous Post

Rama në Knesset: Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenjtë – nuk ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit

Next Post

E martë me shi paradite, pasdite kthjellime dhe rritje temperaturash

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E martë me shi paradite, pasdite kthjellime dhe rritje temperaturash

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.