Të martën në Kosovë parashihet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu gjatë paradites. Nga mesdita pritet kthjellim gradual i motit, fillimisht nga perëndimi dhe më pas drejt lindjes së vendit.
Në orët e mëngjesit ekziston mundësia për reshje bore në disa zona të veriut dhe lindjes, ndërsa në viset kodrinore-malore bora mbetet e sigurt. Pasdite, moti do të kthjellohet në të gjithë territorin e Kosovës.
Temperaturat do të lëvizin nga 0°C minimalja deri në 10°C maksimalja.
Rajoni
-
Shqipëri: Mot me diell në perëndim, ndërsa në lindje diell e vranësira. Nuk priten reshje, njësoj si në Mal të Zi.
-
Maqedonia e Veriut & Lugina e Preshevës: Parashihen reshje, kryesisht shi në ultësira, ndërsa në zonat më të larta shqotë dhe borë.

