Në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të marrë për vendvotimet e caktuara.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri në orën 08:00 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.
Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 25 komuna, ndërsa rinumërimi vazhdon në komunat e mbetura.
Institucioni ka bërë të ditur se rezultatet përditësohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare dhe se pas përfundimit të plotë të rinumërimit do të procedohet me hapat e mëtejmë ligjorë të procesit zgjedhor.

