Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rinumërimi në 80% të vendvotimeve

Qendra Info by Qendra Info
28/01/2026
in Lajme
0
TËRMET NË RINUMËRIM: Rekord historik i gabimeve – Fetah Paçarizit i fshihen 6 mijë vota! Ja kush janë humbësit dhe fituesit e mëdhenj (LISTA)
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 po vazhdon në 11 komuna, ndërsa deri tani janë procesuar 2,061 nga 2,557 vendvotime, ose 80.60% e totalit, sipas të dhënave të përditësuara të KQZ-së më 28 janar 2026.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.44% (334,476 vota), e ndjekur nga PDK me 22.38% (154,527 vota), LDK me 11.68% (80,664 vota), Lista Serbe me 5.60%, dhe AAK me 5.52%.

Megjithëse janë zbuluar raste të manipulimit të votave brenda subjekteve politike, lista e deputetëve të legjislaturës së 10-të ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Deri tani, vetëm Fikrim Damka ka humbur mandatin, i cili i është kaluar Ergül Mazrekut pas rinumërimit të votave.

Sipas raportimeve, manipulimet janë bërë përmes:

  • shtimit të votave në sistem kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë;

  • transferimit të votave nga një kandidat te tjetri brenda së njëjtës parti.

KQZ-ja ende nuk ka dhënë një datë të saktë për certifikimin e rezultateve, për shkak të procedurave të ankesave që mund të adresohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Nëse procesi zvarritet, Kosova rrezikon të humbasë 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian, pasi 13 shkurti është afati i fundit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e politikave zhvillimore në Kuvend.

Related

Previous Post

E mërkurë me acar të lehtë në mëngjes, pasdite reshje lokale shiu

Next Post

KEDS njofton ndërprerje të energjisë të mërkurën

Next Post
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO

KEDS njofton ndërprerje të energjisë të mërkurën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.