Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Opinionet

Kur siguria juridike mbulon shkeljen kushtetuese

Qendra Info by Qendra Info
28/01/2026
in Opinionet
0
Kur siguria juridike mbulon shkeljen kushtetuese
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Prof.Asoc. Dr. Artan Nimani
Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese (KO325/25) e ka zhveshur përfundimisht nga çdo justifikim politik dhe institucional procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit më 10 tetor 2025, duke konstatuar se ai ka qenë qartazi antikushtetues.
Përkundër këtij fakti, Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në kundërshtim me rolin e saj kushtetues si garantuese e rendit kushtetues, ka pranuar dhe certifikuar një Kuvend të konstituar në mënyrë jokushtetuese, duke e shndërruar shkeljen nga një devijim procedural në bashkëpërgjegjësi institucionale.
Ky veprim nuk është thjesht gabim interpretimi, është shkelje e vetëdijshme e Kushtetutës.
Si pasojë direkte e këtij konstituimi të paligjshëm:
  1. Nominimet e mandatarëve për Kryeministër, përfshirë z. Albin Kurti dhe z. Glauk Konjufca, janë bërë mbi një bazë juridike të kontaminuar;
  2. Shpërbërja e Kuvendit ka qenë e ndërtuar mbi një akt fillestar antikushtetues;
  3. Mbajtja e zgjedhjeve të mëvonshme ka ndodhur në kushte të një krize të thellë kushtetuese, duke cenuar parimin e legjitimitetit demokratik.
Kjo përbën një reaksion zinxhir të shkeljeve kushtetuese, ku çdo akt pasues është përpjekur të mbulojë shkeljen paraprake, duke prodhuar një çrregullim serioz të sistemit shtetëror dhe duke e futur Republikën e Kosovës në një zonë gri juridike, me pasoja të rënda ligjore, institucionale dhe politike.
Parimi i sigurisë juridike, i përdorur nga Gjykata për të shmangur prapaveprimin, nuk mund të shndërrohet në alibi për normalizimin e shkeljeve kushtetuese. Përndryshe, Kushtetuta reduktohet në një dokument formal pa fuqi reale.
Shteti i së drejtës nuk mbahet me improvizime politike dhe as me vota të manipuluara proceduralisht. Ai mbahet vetëm me respektim strikt të Kushtetutës, pa përjashtime, pa kalkulime dhe pa kompromis.
Heshtja ndaj kësaj situate nuk është neutralitet, është bashkëfajësi

Related

Previous Post

Raportohet se një person ka kryer vetëvrasje në dalje të autostradës nga Prishtina

Next Post

Aksion ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë IPTV, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Next Post
Aksion ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë IPTV, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Aksion ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë IPTV, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.