Procesi i rinumërimit të votave po hyn në fazën përfundimtare. Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani janë rinumëruar rreth 85 për qind e vendvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe afërsisht 400 vendvotime për t’u përfunduar.
Sipas Elezit, nga nisja e procesit më 13 janar 2026 në ora 18:00 e deri më 28 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar 2.156 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 85 për qind të totalit.
Ai ka theksuar se rinumërimi ka përfunduar plotësisht në 32 komuna, ndërsa kanë mbetur më pak se 401 vendvotime që i takojnë gjashtë komunave të tjera.
KQZ-ja ka ritheksuar se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe me transparencë, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit zyrtar, pritet që rinumërimi i plotë i votave të përmbyllet në ditët në vijim, pas së cilës do të pasojnë hapat e tjerë proceduralë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

