Të enjten në Kosovë pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta, të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu. Reshje shqote dhe bore parashihen vetëm në disa zona malore.
Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha, me minimale rreth 1°C dhe maksimale deri në 11°C.

