Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete N. Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë po pasuron tregtarët, po varfëron qytetarët

Qendra Info by Qendra Info
29/01/2026
in Lajme
0
Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut joligjor, bizneset u goditën nga vendimet e ZRRE-së
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Hykmete N. Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke akuzuar atë që e quajti “mafi energjetike” për pasurim në kurriz të qytetarëve.

Sipas saj, kërkesa e KESCO-s për rritje të çmimit nuk është e vetmja dhe as përfundimtare, pasi rritje kanë kërkuar edhe operatorë të tjerë të sektorit energjetik, përfshirë KEDS, KOSTT dhe KEK.

Bajrami rikujtoi edhe premtimet paraardhëse të kryeministrit Albin Kurti, i cili para ardhjes në pushtet kishte deklaruar se energjia do të lirohej, pasi Kosova ka kapacitete të mjaftueshme energjetike.

Ajo paralajmëroi se çdo rritje e çmimit të energjisë ka efekt zinxhir, duke shkaktuar rritje të çmimeve të të gjitha produkteve dhe shërbimeve, me pasoja gjithmonë negative për standardin e jetesës.

Në fund, Bajrami theksoi se shtesat financiare të shpërndara nga Qeveria – përfshirë ato për lehona, fëmijë, të moshuar dhe studentë – nuk janë rezultat i zhvillimit ekonomik, por sipas saj, pasojë e varfërimit të qytetarëve.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë kundër, siç tha, vendimeve të padrejta të institucioneve publike dhe qeverisë.

Related

Previous Post

Normalizohet qarkullimi i kamionëve me Maqedonia e Veriut

Next Post

PDK kundërshton rritjen e re të tarifave të energjisë: 21% më shtrenjtë, barrë e papërballueshme për qytetarët

Next Post
PDK shpreh mirënjohje për gazetarët: Rënia e lirisë së mediave, pasojë e ambientit të krijuar nga Qeveria Kurti

PDK kundërshton rritjen e re të tarifave të energjisë: 21% më shtrenjtë, barrë e papërballueshme për qytetarët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.