Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përplasje në KQZ: VV voton kundër Listës Srpska, rezultatet shpallen pjesërisht

Qendra Info by Qendra Info
31/01/2026
in Lajme
0
Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pasur përçarje gjatë mbledhjes për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, pasi anëtarët e Lëvizja Vetëvendosje (VV) deklaruan se nuk do të votojnë për Lista Srpska.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, para votimit deklaroi hapur qëndrimin e tij kundër kësaj partie.

“Unë deklarohem që votoj kundër Listës Serbe dhe kandidatëve veç e veç. Besoj që e bën edhe kolegu im”, tha Kurteshi.

Ndërkohë, anëtari i Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani, njoftoi se do të abstenojnë në votimin për Listën Srpska.

Pas këtyre deklarimeve, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, vendosi që Lista Srpska dhe KDTP të ndahen nga votimi për shkak të kontestimeve, kjo e fundit për mosrespektim të kuotës gjinore.

Anëtarët e KQZ-së votuan për shpalljen e rezultateve për të gjitha subjektet e tjera, përveç Listës Srpska dhe KDTP-së.

Megjithatë, Radoniqi hodhi më pas në votim veçmas Listën Srpska, ku rezultati ishte tri vota pro, dy kundër dhe pjesa tjetër abstenime, gjë që shkaktoi reagime.

“Tri vota për, dy kundër, të tjerat abstenime. M’falni, po s’ka kuptim kjo punë”, u shpreh Radoniqi.

Sa i përket KDTP-së, shpallja e rezultateve për këtë subjekt u miratua me nëntë vota pro.

Në fund, kryetari i KQZ-së njoftoi se subjektet politike dhe kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve, nga ora 11:00 e sotme deri në ora 11:00 të ditës së hënë.

Ai shtoi se në rast se ankesat dërgohen përmes postës, subjektet duhet paraprakisht ta njoftojnë KQZ-në.

Related

Previous Post

Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë dhe mbi 3 kg heroinë

Next Post

Eugen Cakolli: KQZ krijoi precedent të rrezikshëm me shpalljen selektive të rezultateve

Next Post
Cakolli: Tërheqja e kërkesës së Presidentes s’e ndal trajtimin e rastit nga Kushtetuesja

Eugen Cakolli: KQZ krijoi precedent të rrezikshëm me shpalljen selektive të rezultateve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.