Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin, mbetet kryetar i LDK-së

Qendra Info by Qendra Info
31/01/2026
in Lajme
0
Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin, mbetet kryetar i LDK-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të vazhdojë të udhëheqë partinë edhe pas Kuvendit të Përgjithshëm të mbajtur të shtunën, ku ai i rezistoi votëbesimit të delegatëve.

Pas rreth tri orësh diskutimesh, Abdixhiku ia ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë, duke e lënë vendimin në duart e delegatëve. Megjithatë, në votimin e fshehtë, shumica e tyre u shprehën kundër shkarkimit të tij.

Sipas rezultateve të votimit, 164 delegatë votuan kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut, ndërsa 136 delegatë ishin pro largimit të tij nga posti i kryetarit. Në total, në votim morën pjesë 302 delegatë.

Me këtë rezultat, Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së vendosi që Abdixhiku të vazhdojë mandatin si kryetar i partisë, pavarësisht kritikave dhe debatit të brendshëm për drejtimin e saj pas rezultateve zgjedhore.

Ky vendim konfirmon mbështetjen e shumicës së strukturave të LDK-së për udhëheqjen aktuale, ndërkohë që pritet të shihet se si do të reflektohet ky votëbesim në proceset e ardhshme reformuese dhe në pozicionimin politik të partisë.

Related

Previous Post

Fryrje, rëndim, urth? Ja si ta qetësoni stomakun pas festave

Next Post

Qebe e qirinj para Qeverisë, Rinia e PDK-së proteston kundër krizës energjetike

Next Post
Qebe e qirinj para Qeverisë, Rinia e PDK-së proteston kundër krizës energjetike

Qebe e qirinj para Qeverisë, Rinia e PDK-së proteston kundër krizës energjetike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.