Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qebe e qirinj para Qeverisë, Rinia e PDK-së proteston kundër krizës energjetike

Qendra Info by Qendra Info
31/01/2026
in Lajme
0
Qebe e qirinj para Qeverisë, Rinia e PDK-së proteston kundër krizës energjetike
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka mbajtur sonte një aksion simbolik protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimeve për rritje të re të çmimit të rrymës.

Gjatë aksionit, anëtarët e RDK-së vendosën para Qeverisë një batanije dhe disa qirinj, të cilat i cilësuan si “dhuratë” simbolike për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ky veprim, sipas tyre, është reagim ndaj deklaratave që i konsiderojnë provokuese dhe të papërgjegjshme, ku Kurti ka fajësuar qytetarët për krizën energjetike, duke thënë se “po ngrohen më shumë sesa duhet”.

Sekretari i RDK-së, Altin Gjata, deklaroi se aksioni nuk ka të bëjë me statistika apo propagandë politike, por me realitetin e përditshëm të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, kriza energjetike dhe faturat e larta po i detyrojnë shumë familje kosovare të zgjedhin mes ngrohjes dhe ushqimit, ndërsa studentët po përballen me kushte të vështira mësimi për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

“Pyetja që sot shtrohet nga qytetarët është e thjeshtë: edhe sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike?”, tha Gjata.

Ai kritikoi Qeverinë për bllokimin e qindra milionë eurove investime në energji të pastër dhe për dështimin, sipas tij, në sigurimin e prodhimit vendor të mjaftueshëm të energjisë elektrike. Gjata theksoi se kjo situatë nuk është krizë dimri, por krizë menaxhimi dhe papërgjegjësie institucionale.

Sipas RDK-së, ndonëse ishte premtuar një modernizim historik i KEK-ut, sot prodhimi është më i ulët, importet janë rritur dhe përfitimet po shkojnë, siç u shprehën ata, tek të afërmit e pushtetit.

“Faturën e kësaj krize po e paguajnë familjet tona dhe çdo qytetar i Kosovës”, u shpreh Gjata, duke shtuar se batanija dhe qirinjtë janë simbol i realitetit që po jetojnë qytetarët, ndërsa vendimmarrësit nuk e ndiejnë barrën e faturave mujore dhe të ngrohjes.

Në fund, Rinia Demokratike e Kosovës theksoi se energjia elektrike është shërbim bazë dhe jo biznes për të lidhurit me pushtetin, duke paralajmëruar se nuk do të heshtin përballë kësaj gjendjeje.

“Edhe sa, Albin? Edhe sa përqind do të rritet rryma?”, ishte mesazhi përmbyllës i aksionit simbolik.

Related

Previous Post

Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin, mbetet kryetar i LDK-së

Next Post

Albin Kurti: 29 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, kujtesë e përhershme për lirinë e Kosovës

Next Post
Albin Kurti: 29 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, kujtesë e përhershme për lirinë e Kosovës

Albin Kurti: 29 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, kujtesë e përhershme për lirinë e Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.